July 5, 2024
Maqedoni

Përplasen dy kamionë, njëri shofer ndërroi jetë

Sot (07.03.2024) në ora 00:30 në Stacionin Policor Gjevgjeli është raportuar se në magjistralen te kryqëzimi në Gjevgjeli drejt vendkalimit kufitar Bogorodicë ka ndodhur një aksident trafiku në mes të një kamioni “man” me targa të Velesit i drejtuar nga B.J.(35) nga fshati Selemli, Komuna e Bogdancit dhe kamion “Iveko” me shenja regjistrimi të Gjevgjelisë, i drejtuar nga S.A.(26) nga fshati Stojakovë, Komuna e Bogdancit.

Në aksident plagë të rënda ka marë B.J., i cili gjatë rrugës për në Kompleksin e Klinikave “Nënë Tereza” iu nënshtrua plagëve dhe mjeku konstatoi vdekjen e tij, transmeton Lideri.mk. S.A. ka pësuar lëndime trupore, të konstatuara në Spitalin e Përgjithshëm Gjevgjeli. Kontroll në vendin e ngjarjes ka kryer një ekip policor./Lideri