Përparim Rama ua ndalon punonjësve të pinë duhan në ballkone e në shkallët emergjente të Komunës
Kryetari i ri i Komunës së Prishtinës, Përparim Rama, ka marrë vendim që t’ua ndalojë punëtorëve pirjen e duhanit edhe në hapësirat e jashtme Komunës.
KALLXO ka siguruar njoftimin në të cilin tregohet se punëtorëve të Komunës së Prishtinës u është ndaluar të pinë duhan edhe në shkallët emergjente e në ballkonet e ndërtesave të Komunës.
“Kjo ndalesë përveç hapësirave të brendshme të ndërtesës, përfshin edhe ndalesën e pirjes së duhanit në terasa dhe shkallët emergjente”, thuhet në vendim.
Në njoftim thuhet se kryetari Rama për të marrë një vendim të tillë është mbështetur në Ligjin për kontrollin e duhanit.