Përparim Rama largohet me elegancë prej LDK-së, fillojnë kritikat nga partia e Abdixhikut
Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama ka thënë se nuk është anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por ai tha se është partner i ngushtë në LDK.
Zyrtari i LDK-së, Valon Murtezaj, i ka reaguar atij duke thënë se një deklaratë e tillë është “nonsens”.
Murtezaj ka rikujtuar faktin se Përparim Rama i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
“Kryetari i Prishtinës nuk qenka anëtar i Lidhjes Demokratike të Kosovës. Por, partner i ngushtë.
Ndërsa i ka prirë listës së LDK-së për Prishtinën.
Çfarë nonsensi!”, ka shkruar Murtezaj.