Maqedoni

Përleshje fizike për pronë në Tetovë, 4 persona përfundojnë në polici

Sektori për Punë të Brendshme në Tetovë njofton se 4 persona nga fshati Pirok kanë përfunduar në polici pas përleshjeve mes tyre për çështje pronësore dhe juridike, përcjell TV21. Nga SPB-Tetovë thonë se ka proces gjyqësor për çështjen e pazgjidhur mes palëve.

“Dje (14-dhjetor) në ora 12:55 në SPB-Tetovë është raportuar se në fshatin Pirok të Tetovës është prishur rendi dhe qetësia publike nga një konfrontim fizik i ndërsjellë në të cilin kanë marrë pjesë katër persona nga ky fshat për shkak të marrëdhënieve të tyre të pazgjidhura pronësore-juridike për të cilat ata ishin në një proces gjyqësor. Dhjetë minuta më vonë, dy nga të përfshirët në përleshje, F.I.(29) dhe K.I.(25) vetë janë paraqitur në Departamentin e Policisë në Kamnjan dhe janë siguruar edhe dy personat tjerë të përfshirë.”, thuhet në njoftimin e SPB-Tetovë.