Përkujtohet Burim Huseini, luftoi në Maqedoni dhe Kosovë, ra dëshmor në Tetovë

Sot, në Universitetin e Tetovës u organizua akademi përkujtimore me rastin e ditëlindjes së dëshmorit të kombit, Burim Huseini

Ne si shqiptarë kemi qenë të shkelur e të përbuzur nga sistemet e ndryshme gjatë kohës së ish-Jugosllavisë dhe pas saj. Sipas tij, nuk është e rastit që në vitin 2001, Burimi e kapi armën dhe luftoi për të drejtat tona, për të drejtat e kombit shqiptarë në Maqedoni dhe më gjerë.

“Burimi u frymëzua nga babai dhe nëna, u frymëzua nga babai Nijaziu i cili disa herë ka qenë i përjashtuar, i suspenduar nga puna për shkak të bindjeve të tija që i kishte gjatë kohës kur punonte si arsimtar. Nuk ka qenë e lehtë për Burimin të shoh babanë e tij se si njëherë është në marrëdhënie pune e nesër nuk mundet të shkojë, vetëm se ka folur diçka që nuk i ka pëlqyer pushtetit të atëhershëm. Pa i mbushur akoma 16 vjeç Burimi ishte në Bajram Curr ku edhe kërkoi ti bashkëngjitet Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Pas ushtrimeve që i bënë atje eprorët, i respektuan rregullat e luftës dhe e kthyen prapa, sepse ishte në moshë shumë të re. Në vitin 2001 gjenerata e Burimit, të cilët edhe ishin studentë të këtij Universiteti, shumica i kapën armët në dorë sepse atë diskriminim e kishin ndjerë që në fëmijëri, e ndjenin edhe gjatë asaj kohe që ndiqnin ligjërata, se ky universitet nuk ishte i legalizuar. Më kujtohet një thënie e një politikani maqedonas, i cili thoshte: “ka lindur një foshnje e vdekur. Sot, ne jemi të gjithë dëshmitarë se kjo foshnje por rritet dita ditës edhe po realizohet ajo ëndërr e dëshmorëve të 2001-it dhe ky Universitet sot është legal”.

Lavdi të përjetshme Martirëve dhe Dëshmorëve të Kombit Shqiptar 🇦🇱
Qoftë i përjetshëm kujtimi i tyre!