Lajmet e rejaMaqedoni

Përkrahësit e Grupit të Zjarrit paralajmërojnë protesta kundër Artan Grubit

Përfaqësuesit e të ashtuquajturit “Grupi i zjarrit” nga BDI mbrëmë nga një takim në Luboten të Shkupit, kanë shkruar se kanë marrë propozime nga qytetarët nga një peticion gjithëpopullor deri në protesta për sic thuhet largimin e Artan Grubit.

Për këtë ka shkruar Izet Mexhiti, nënkryetar i BDI-së. Ja postimi i tij:

Sonte jemi në Luboten, me qëllimin e vetëm ta dëgjojmë sovranin, ta dëgjojmë zërin e popullit. Nga ky konak njëzëri na u propozuan dy ide:

1. Peticion gjithëpopullor Artan LARGOHU!
2. Tubim të madh protestues!
Çdo iniciativë që vjen nga populli, nuk ka kush e ndal!”, ka shkruar Mexhiti. (INA)