Përgjigjet VMRO-DPMNE: Të shqyrtohen aftësitë e Danelës
Të shqyrtohen menaxheriale të kryetares së komunës Danela Arsovska, kërkon VMRO-DPMNE duke reaguar pasi Arsovska sulmoi Hristijan Mickoskin.
“Ne e kuptojmë situatën konkrete në të cilën ndodhet Danela Arsovska, edhe pse nuk e arsyetojmë. Mbeturinat janë ndoshta pjesa më e vogël e problemit, por personi me karakteristika të ngjashme që drejton qytetin. Prandaj, shprehim dyshime serioze për aftësinë afariste të Arsovskës për të udhëhequr qytetin. Nuk ka kompani që nuk e ka rrënuar dhe rasti i fundit tregoi se NP Higjiena Komunale mund të punojë vetëm në bashkëpunim të ngushtë me policinë e Spasovskit”, thonë nga VMRO-DPMNE.
Paraprakisht Arsovska e akuzoi Mickovskin se krijon probleme e pastaj paraqitet si shpëtimtar.