BallinaMaqedoni

Përfundon aksioni “Shporta e Vitit të Ri”

Sot përfundon aksioni Shporta e Vitit të Ri që nisi më 15 dhjetor 2024. Sipas Ministrisë së Ekonomisë, qëllimi kryesor i Shportës së Vitit të Ri, i cili u krijua nga bizneset, gjegjësisht prodhuesit, distributorët dhe shitësit me pakicë, ishte krijimi i një liste më të gjerë të produkteve ushqimore me çmime më të ulëta ku u përfshinë rreth 1.200 produkte. Sipas Ekonomisë, kjo shportë parandaloi rritjen e çmimeve para dhe gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve dhe mbajti një nivel të qëndrueshëm inflacioni në dhjetor 2024 dhe janar 2025, gjatë festave të Vitit të Ri dhe Krishtlindjeve kur ka rritje të konsumit. Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, të dhënat për Indeksin e Çmimeve të Konsumit dhe Indeksin e Çmimeve me Pakicë për muajin dhjetor tregojnë se inflacioni në vitin 2024 krahasuar me vitin 2023 është 3.5%, siç ishte parashikuar. Në bazë mujore, në dhjetor 2024, krahasuar me nëntorin 2024, inflacioni ishte 0.3%. Nga Ministria e Ekonomisë kujtojnë se do të vazhdojnë të krijojnë masa dhe politika që do të mbrojnë standardin e jetesës së qytetarëve. /Alsat.mk