May 5, 2024
Maqedoni

Bekim Sali: Çairi është komuna me hapësirat e gjelbërta më të uzurpuara në Maqedoni

Bekim Sali duke folur për hapësirat e gjelbërta në komunën e Çairit, tha se për fat të keq, duhet të flasim për Çairin për komunën më e uzurpuara në Maqedoninë e Veriut.
“Gjatë mandatit të Visar Ganiut pronat publike është uzurpuar për të bërë banesa, shtëpia private. Hapësira e Arena Petroll 1 muaj para fushatës është uzurpuar nga një investitor. Sa i përket hapësirave të gjelbra e kam thënë se nuk i kemi borxh askujt për t’i bërë kompensim ndonjë hapësirë të gjelbër. Ne gjatë mandatit tonë do të mundohemi të rrisim edhe sipërfaqen e hapësirave të gjelbra”, tha Bekim Sali në TVM.