Maqedoni

Përfshirja e ulët e imunizimit me MRP vaksinën rrit mundësinë për epidemi të fruthit

Përderisa nuk rritet përfshirja e imunizimit me MRP vaksinën kundër fruthit na kanoset epidemi. Për imunitet kolektiv është e nevojshme 95 për qind e popullatës të jetë e imunizuar dhe ne jemi larg nga kjo përqindje, thonë kompetentët shëndetësorë. Mjekët apelojnë që fëmijët mbi një vjeç të vaksinohen me vaksinën MRP kundër fruthit që të evitohet epidemia e mundshme dhe të fitohet imunitet kolektiv.

“Në ditë aplikojmë rreth 10 vaksina MRP kundër fruthit në krahasim me 40 deri në 50 me diteper. Interesimi nuk është i madh. Rreth gjysma e fëmijëve që nuk e kanë marrë diteper vaksinën po ashtu nuk e kanë marrë edhe vaksinën kundër fruthit. Kur e marrin vaksinën kundër kollës së madhe ne i këshillojmë që pas 1 muaji të vijnë dhe ta marrin edhe vaksinën kundër fruthit, shpresoj që e mbajnë premtimin dhe i sjellin fëmijët që t’i vaksinojnë duke e pasur parasysh se përfshirja e imunizimit është e ulët me MRP vaksinën. Komunat qendrore në zonën e qytetit të Shkupit janë nën mesataren nacionale në lidhje me imunizimin e fëmijëve rreth 50 për qind që është shqetësuese dhe jep mundësi për epidemi të re.”, – theksoi mjekja në Poliklinikën “Bukuresht”, Sanja Mlladenovksa, transmeton TVM2.

Mjekja Mlladenovska thotë se rajoni kohë të gjatë po lufton me epidemi. Rumunia nga dhjetori po lufton me epideminë e fruthit. Në Serbi ka raste të mjaftueshme me fruth. Fruthi është sëmundje që mund të shkaktojë komplikime edhe më serioze se kolla e madhe dhe më rrezik është për fëmijët nën një vjeç që sipas kalendarit të imunizimit nuk mund të vaksinohen ende. Në vitin 2019 në vend ishte shpallur epidemi e fruthit. Rasti i parë u zbulua në një çerdhe në Shkup, e pastaj u përhap edhe në qytetet tjera.