Maqedoni

Përçarje edhe në BDI-në e Likovës, ja kush dha dorëheqje (Foto)

Në seancën e sotme të Këshillit komunal të Likovës, Suhejb Emini ka dhënë dorëheqje nga pozita e këshilltarit komunal nga radhët e BDI-së, shkruan ekskluzivisht Open-TV.

“Si rezultat i mosrespektimit të kryetarit ndaj kërkesave për fshatin Hotël dhe punësimit tim kam dhënë dorëheqje prej këshilltarit komunal”, deklaroi për Open-TV, Suhejb Emini.

Suhejb Emini gjithashtu gjatë ditës së djeshme përmes rrjetit social Facebook ka reaguar ndaj kryetarit të komunës së Likovës, Erkan Arifi.

Ai ishte zgjedhur këshilltar komunal nga radhët e BDI-së në zgjedhjet e fundit lokale të vitit 2021.