October 18, 2024
Maqedoni

Për të katërtën ditë nuk po realizohet regjistrimi në disa vendbanime

Regjistrimi i popullsisë prej katër ditësh është ndërprerë në shumë rajone për shkak të problemeve teknike. Nga Enti për Statistikë thonë se regjistrimi vazhdon por me intensitet tepër të ulët për shkak të harmonizimeve teknike që bëhen në sistem, por pa dhënë detaje se për çfarë harmonizimesh bëhet fjalë. Nga ky Institucion pranojnë se po ballafaqohen me sulme kibernetike, por jo në sistemin për regjistrim, por në ueb faqe. /alsat