Maqedoni

Për shfrytëzim racional të antibiotikëve, konferenca e parë ndërkombëtare për “Cefiksim” të Alkaloid

Si mbështetës i vazhdueshëm i ngjarjeve profesionale dhe shkencore që kanë ndikim të lartë ndaj zhvillimit të përgjithshëm të farmacisë dhe mjekësisë në vend dhe jashtë vendit, “Alkaloid” këtë vit ishte nikoqir i Konferencës së parë ndërkombëtare për Cefiksim, që po mbahet në Stamboll, përcjell TV21. Kjo konferencë e para e llojit të tillë në fokus ka vizonin për përmirësimin e praktikave të përditshme në pjesën e shfrytëzimit racional të antibiotikëve, ndërsa me këtë edhe për përmirësimin e cilësisë së shërbimeve për pacientët në mbarë botë. Përmes fjalimit, drejtori gjeneral i Alkaloid Zhivko Mukaetov, i përfaqësoi performancat e “Alkaloid-it” që e zhvillojnë dhe përditësojnë mendimin shkencor në nivel global.