Për rritjen e përqindjes së shqiptarëve në RMV meritorë është Perëndia, e jo A.A as BDI-ja
Shkruan: Ejup Berisha
Dje u publlikuan rezultatet e operacionit më të madh statistikor që u zhvillua gjatë muajit shtatorë të vitit 2021 këtu te ne në RMV e që njihet si Rexhistrim i popullsisë amvisërive dhe banesave. Kjo u bë në një takim me gazetarë ku drejtuesit e Entit shtetëror të statistikës dolën në opinion dhe i kumtuan përqindjet e banorëve në bazë të përkatësisë së tyre etnike që janë banues dhe jo banues. Ata me këtë rast thanë se në këtë rexhistrim rreth më shumë se 54 përqind e banorëve janë deklaruar si maqedonas pastaj rreth 29 përqind janë deklaruar si shqiptarë dhe 13 përqind të tjerë si turq rom serb dhe vlleh. Në takimin e drejtuesve të Entit shtetëror të statistikës ishin prezent edhe përfaqësuesit më të lartë politik dhe institucional të vendit tonë gjë që është është dicka jonormale dhe e pazakontë. Në një shtet normal demokratik kumtimi i rezultateve të rexhistrimit është një proces i rëndomtë dhe bëhet pa ndonjë pompozitet dhe pa ndonjë ndjenjë triumfalizmi por ja që në një shtet si ky i yni kumtimi i rezultateve të rexhistrimit bëhet me shumë pompozitet dhe duke shprehur ndjenja të skajshme, të pakuptimta dhe të panevohshme triumfalizmi. I pari që shprehu një ndjenjë të tillë triumfalizmi ishte Kryetari i Bashkimit Demokratik për integrim Ali Ahmeti dhe pyetja e parë që duhet ti parashtrohet direkt vet Z. Ahmeti është Pse i njëjti i e bën një gjë të tillë.
Apo më tej Pse rritja e përqindjes së shqiptarëve këtu në këtë shtet duhet te jetë meritë e një Partie politike.
Pra cfar kanë udhëheqësit e këtij subjekti politik shqiptar që lavdrohen se Rexhistrimi është preciz dhe i sukseshëm duke u përqëndruar te përqindja e popullatës shqiptare e cila u kumtua dje në ambientet e Entit shtetëror të statistikës Mos vallë keta shqiptarët kanë filluar ti llogarisin si pronë të tyre.Apo se rritjen e përqindjes së shqiptarëve këta të BDI-së po e llogarisin si meritë të tyre. Mos vallë këta të Partisë së Aliut gjatë këtyre 20 viteve kane hapur ndonjë laborator të tyre personal dhe kanë prodhuar me të madhe shqiptarë.
Vërtetë është fakt se ne po shtohemi si popullsi shqiptare në numër në këtë shtet por më intereson ta di se cili është kontributi konkret i përfaqsuesve të partisë politike shqiptare BDI në këtë proces. Dua të themë se ne shqiptarët nuk jemi pronë e BDI-së dhe me këtë rast detyrimisht duhet theksuar se lindjet e shumë shqiptarëve këtu nuk janë kontribut i këtij subjekti politik. Bile si pasojë e qeverisjes së këtij subjekti politik në 20 vitet e fundit shumë shqiptarë e kanë braktisur vendin dhe kanë shkuar në vendet e ndryshme të botës. BDI-në duhet pyetur se pse ka tendencë që neve shqiptarëve të na llogaris si pronë të saj apo pse kjo parti ka tendencë të shkon edhe më larg pra e njëjta po dëshiron që neve të na e ndryshoj edhe kodin gjenetik. Krerëve të BDi-së duhet thë shkurt shqip dhe cartë se as historia,as antropologjia e as evolucioni i shqiptarëve këtu në RMV nuk kanë filluar me BDI-në dhe logjikisht këto gjëra nuk do të përfundojnë me ta pra i njëjtat e kanë pasur e kanë dhe do ta kenë vazhdimsinë e tyre me dhe pa BDI-në. Unë publikisht deklaroj se më meritorë për lindjen time si shqiptarë këtu në Maqedoninë e Veriut nuk janë as BDI e as Ali Ahmeti por i madhi Zot dhe prinderit e mi të artë Isufi dhe Xhevahirja. Dhe duke e pasur parasyshë këtë kontribut të tyre unë nuk e kamë ndërmend ti braktis prindërit e mi dhe të deklaroj se tani e tutje babë e kamë Z Ali Ahmetin e Zajazit të Kërcovës por do të mbetem deri në fund të jetës time biri i Isuf Berishës nga Fsh Dubravë i Kaçanikut dhe i Xhevahires nga Kaçaniku.