Maqedoni

Për pesë muaj, 43 kafshime nga qentë endacak në Tetovë

Gjatë vitin 2023 në Tetovë u regjistruan 73 raste të kafshimeve nga qentë endacakë. Ndërsa për këtë vit vetëm gjatë muajt mars ka pasur 19 kafshime. Rasti i fundit është regjistruar të të dielën mbrëma në orën 21:00 kur në Departamentin e Policisë në Jegunovcë personi me iniciale R.R. i moshës 30 vjeçare nga fshati Jegunocë ka raportuar se në këtë fshat kishte qenë e kafshuar nga një qen endacak.

Nga ana tjetër, pas dy vitesh komuna e Tetovës ka hapur tender për trajtimin e qenve endacak. Nga sektori për Punë të Brendshme në Tetovë thonë se për pesë muaj në Tetovë, respektivisht në stacionin policor në Tetovë janë paraqitur 43 qytetarë të cilët kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak. “Në Tetovë dhe rrethinë për vitin 2024 në Tetovë gjithsej 43 qytetarë kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak, ndërsa në qytetin e Gostivarit 25 qytetarë kanë denoncuar se janë kafshuar nga qentë endacak”, thonë nga Policia e Tetovës.

Nga komuna e Tetovës thonë se një kompani që ka aplikuar ka ofruar çmimin më të volitshëm për trajtimin e qenve endacak. Në bazë të prokurimeve publike, shoqëria për kujdesjen e qenve endacak “Ana Agro” nga fshati Ratajë komuna e Jegunocit, do të trajtojë qentë endacak ndërsa në dispozicion do të ketë rreth 3 milionë denarë.

“Nga sektori financave më informuan se ka përfunduar tenderi edhe një kompani ka fituar tenderin, me çmim më të volitshëm për trajtimin e qeneve endacak por deri ditën e premte ka kohë ankese edhe pasi të lidhet kontrata kompania do të fillojë me trajtimin e qenve endacak. Shpresojmë që këtë vit edhe një problem ashtu siç i kemi zgjidhur të gjitha problemet problemet edhe me qentë endacak ta zgjidhim”, deklaroi Besar Durmishi, kryetar i këshillit të komunës së Tetovës.

Ndryshe, rajoni i komunës së Tetovës vazhdon të jetë njëri nga territoret më të goditura me fenomenin e qenve endacak. Në të kaluarën, disa herë është premtuar se në rajonin e Pollogut, do të ndërtohet një strehimore por gjithnjë janë shfaqur pengesa të ndryshme. Fillimisht u vendos të ndërtohet strehimore në komunën e Bërvenicës, por pas kundërshtimeve, u anulua ajo iniciativë. Më pas u vendos në komunën e Vrapçishtit të ndërtohet strehimore por edhe për atje nuk ka asnjë informacion shtesë se deri ku janë procedurat.