Kosovë

Për herë të parë në Kosovë: Policëve do t’u ofrohen shërbime mjekësore pa pagesë

Sot është nënshkruar marrëveshje bashkëpunimi mes Drejtorit të ShSKUK-së Elvir Azizi dhe Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë Gazmend Hoxha, përmes së cilës personelit policorë dhe rekrutëve do të iu ofrohen me prioritet dhe pa pagesë shërbimet mjekësore, psikologjike dhe specialistike të nivelit dytësor dhe tretësor në ShSKUK dhe në të gjitha Spitalet Rajonale.

Xhelal Sveçla, ministër i Brendshëm, ka njoftuar se kjo marrëveshje ka në fokus dhënien e shërbimeve me prioritizim për personelin policor, dhe aty i është dhënë rëndësi e veçantë dhe shëndetit të gruas në Policinë e Kosovës, përmes kryerjes së kontrolleve në zbulimin e hershëm të sëmundjeve si kanceri i gjirit dhe kanceri i qafës së mitrës, analizave specifike hormonale, etj., raporton Klan Kosova.

Zbatueshmëria e kësaj marrëveshje do të garantohet përmes zyrtarëve policorë që do të vendosen si pika referuese për zyrtarët policorë në ShSKUK dhe spitale rajonale.