April 29, 2024
Kosovë

Për herë të parë mbi qiellin e Kosovës testohet droni Bayraktar

Sot për herë të parë në histori, mbi qiellin e Kosovës kanë fluturuar fluturaket e armatosura që janë në pronësi të shtetit të Kosovës.

Që nga arritja në Kosovë në gusht të këtij viti, sot për herë të parë mbi Gjakovë ka fluturuar droni Bayraktar.

Pamjet i ka postuar qytetari Ngadhnjim Haxhosaj në profilin e tij në Facebook.

Dronët në fjalë janë prodhim i Turqisë dhe të njëjtët janë dëshmuar shumë efikas në luftën e Ukrainës dhe luftën Azerbaixhan-Armeni.

Kujtojmë, që nga viti 1999 kur ka përfunduar lufta, hapësirën ajrore të Kosovës e kontrollon NATO.