Kosovë

Për herë të parë kemi mbi 400,000 të punësuar aktivë në Kosovë, thotë Kurti

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka thënë se ekonomia e Kosovës për herë të parë ka mbi 400,000 pozicione të regjistruara të fuqisë punëtore aktive.

“Ky është një tregues i fortë i suksesit të politikave tona të punës dhe ekonomike që kanë ndihmuar gratë, njerëzit me aftësi të kufizuara, sipërmarrësit dhe të tjerët të jenë pjesëmarrës të suksesshëm në fuqinë punëtore”, ka shkruar Kurti në Twitter.