Për gjashtë orë 63 gjoba për vozitje të shpejtë në Tetovë dhe Gostivar
Në periudhën prej orës 14 deri në orën 20, gjatë ditës së djeshme në rajonin e SPB Tetovë është zbatuar kontroll i përforcuar për sanksionim të shoferëve të cilët drejtojnë automjetin me shpejtësi më të madhe nga e lejuara.
Nga MPB thonë se në këtë rast janë sanksionuar 63 shoferë, prej të cilëve 39 në territorin e Tetovës, ndërsa 24 në territorin e Gostivarit.
MPB informon se edhe në të ardhmen do të vazhdojë me kontrollet e përforcuara në komunikacionin rrugor.