Maqedoni

Për arratisjen e Mijallkovit nuk do të përgjigjet askush

Askush nuk do të përgjigjet për arratisjen e ish drejtorit të DSK-së, Sasho Mijallkov. Prokuroria apo Prokurori publik i cili ka vepruar në procedurë para hetimore e hapur për artisjen e tij, ka vërtetuar se nuk ekziston vepër penale. Është kryer ekspertizë e 54 numrave celularë, ndërsa janë marrë në pyetje disa persona, mes tyre edhe ministri i drejtësisë, ministri për punë të brendshme, kryeministri dhe disa persona të tjerë megjithatë nuk është vërtetuar përgjegjësi penale. Pyetja kryesore që parashtrohet është – Ku ka qenë Mijallkov kur nëpunësit policor kanë arritur, ndërsa nuk e kanë gjetur në shtëpinë e tij. Sipas informacioneve të prokurorisë, procedura para-hetimore ka dëshmuar se ai nuk është larguar nga shteti, e as Shkupi. Megjithatë nuk ka qenë në shtëpinë e tij në Vodno, ndërsa supozohet se është fshehur në objektet në afërsi.

Sipas Prokurorisë publike janë marrë më shumë aktivitete hetimore dhe është vërtetuar se të vogla janë gjasat që Mijallkovit t’i kumtohet se do t’i dorëzohet një vendim i tillë.

Në vendimin para-hetimor për mos-disponueshmërinë e ish-drejtorit të DSK-së që t’i dorëzohet vendimi për paraburgim shtëpiak para aktvendimit për rastin “Target- Fortesa”, Prokuroria ka marrë në pyetje më shumë njerëz, kanë kontrolluar më shumë telefona celular dhe kanë konstatuar dobësi në komunikimin institucional dhe intern të institucioneve kompetente, megjithatë nuk janë vërtetuar elemente të veprës penale, përkatësisht se dikush e ka lajmëruar Mijallkovinc se do ta vizitojnë nëpunës policor./TV21