Pep Guardiola “cakton” pasaradhësin e tij te stoli i Man. Sitit
Trajneri Italian Roberto De Zerbi i ka të gjitha karakteristikat për të qenë një ditë pasardhësi i Pep Guardiola te skuadra e Man. Siti. Ai që e ka konfirmuar këtë gjë është vetë trajneri spanjoll në konferencën për shtyp, duke vlerësuar punën e bërë nga trajneri aktual i Brajtonit.
“Ai do të jetë trajneri i ardhshëm i Man. Sitit, jua garantoj këtë gjë”, ka thënë Guardiola për De Zerbi në prag të ndeshjes që skuadra e tij do të zhvillojë këtë fundjavë me Brajtonit, në Premier Ligë.
Guardiola e konsideron De Zerbi si trajnerin më të mirë të gjeneratës së tij, një trajner të aftë të influencojë në të ardhmen e futbollit. Italiani ka bërë një revolucion te Brajtonit, që është ekipi me më shumë gjuajtje në portë në Premier Ligës këtë sezon.
Gjithsesi, kalimi i De Zerbi te Man. Siti nuk ka për të ndodhur shumë shpejt, pasi vetë Guardiola ka një kontratë deri në vitin 2025 me kampionët e Anglisë. Gjithsesi, ai ka gati pasuesin e tij te kampionët e Europës dhe kjo ëhstë një fjalë që peshon.