May 7, 2024
Kosovë

Penguan faljen e Xhumasë, arrestohen gjashtë persona

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar gjashtë persona në Podujevë, pasi të njëjtit kanë penguar faljen e namazit të xhumasë në xhaminë e një fshati, raporton Express.

Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

“PENGIM I CEREMONISË FETARE-Podujevë 26.05.2023 – 13:00. Janë arrestuar gjashtë të dyshuar meshkuj kosovarë, pasi që kanë penguar ritin e faljes së namazit të Xhumasë në xhamin e një fshati. Me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë dërguar në mbajtje”, thuhet në raport.