Pendarovski vizitoi Haraçinën: Do të jem president i të gjithëve
Në mesin e qytetarëve të Komunës së Haraçinës sot ishte kandidati për president Stevo Pendarovski. Para të pranishmëve, Pendarovski tha se në mandatin e kaluar ka treguar se është president që nuk i ndan qytetarët në asnjë bazë dhe se kështu do të vazhdojë edhe në mandatin e ardhshëm.
“Unë kurrë nuk kam qenë dhe nuk kandidoj për president vetëm për maqedonasit. Unë do të jem president i të gjithëve, pasi kam qenë zëri i të gjithëve pa dallim etnie dhe çdo përkatësie. Promovimi dhe përfaqësimi i të gjithë qytetarëve të Maqedonisë do të jetë prioritet në pesë vitet e ardhshme”, ka thënë Pendarovski.