Pendarovski tubim në komunën Qendër, të dëshmojmë se jemi për Maqedoni evropiane
Kandidati për president i mbështetur nga koalicioni i udhëhequr nga LSDM, Stevo Pendarovski mbrëm ka mbajtur tubime në komunën Qendër të Shkupit, ku ka kërkaur përkrahjen masive të qytetarëve, që në rrethin e parë më 24 prill.
Me votën për Pendarovskin sipas tij do të dëshmohet se jemi për Maqedoni normale, evropiane dhe të përparuar për të gjithë, e jo për Maqedoni të robëruar të disa individëve, një njeriu, apo një familje. Poashtu sipas Pendarovskit më 8 maj duhet verifikuar fitoren dhe vazhdimin e rrugës evropiane. Sa u përket ndryshimeve kushtetuese pendarovski tha se nuk ka plan B, pasi ekziston vetëm plani A.
“Kjo të nderuar është shenjë e qartë, dëshmi e qartë se ajo është matricë e autokracisë dhe diktaturës, që nuk është zhdukur nga kokat e tyre. Nëse vijnë në pushtet, mos dhashtë Zoti, përsëri Maqedonia do të jetë shtet privat i disave, apo një familjeje, e më së shpeshti e vetëm një njeriut, i cili do tu diktojë të gjith të tjerëve çfar duhet të mendojnë dhe çfar duhet të flasin. Ne këtë nuk guxojmë ta lejojmë, kjo vlenë për qytetarët e Qendrës, kjo vlenë për secilën komunë maqedonase, nëse ua mendojmë të mirën gjeneratave të ardhëshme. Nëse ua dëshirojmë të mirën fëmijëve dhe nipave tanë, nëse ia duam të mirën vetes, nëse duam jetë dinjitoze, të jemi pjesë e botës së zhvilluar, pjesë e Evropës së zhvilluar, ne atyre tentimeve për tu kthyer prapa në regres duhet tu themi jo”, u shpreh kandidait për president i LSDM-së, Stevo Pendarovski.
Pendarovski përkrahësve të tijë në komunën Qendrë u premtoi se ne merr madatin e dytë si president i vendit, deri në vitin 2030 vendi do të bëhet pjesë e BE-së, duke ruajtur emrin dhe identitetin maqedonas.
Kandidati për presidnet i propozuar nga LSDM dhe koalicioni për Ardhmëri evropian në komuinën Qendrë të Shkupit është përgjigjur edhe në pyetjet e qytetarëve, me çrast i pyetur rreth ndryshimeve kushtetuese ai ka theksuar se është e domosdoshme që ndryshimet kushtetuese të miratohen sa më aprë që vendi të vazhdojë rrugën evropiane, ndë të kundërtën nuk mund të presim që Maqedonia të jetë anëtare e BE-së deri në vitin 2030.
Ai tha se asnjëherë nuk e ka penguar rrugën e vendit drejtë BE-së dhe nuk do ta bëjë asnjëherë, ndërsa tha se kundërkandidatja nga rradhët e VMRO-së Siljanovska do ta pengojë këtë proces. Poashtu ai tha se asnjëherë nuk i ka prishur mardhëniet ndëretnike dhe paqen në shtet, ndërsa ajo do ta bëjë atë.
Pendarovski poahstu theksoi se ai nuk ka premtuar asnjëherë amnisti për dhunuesit e 27 prillit, ndërsa Ajo do ta bënte atë. Ai njëherit ka kërkuar debat televiziv me të gjithë 7 kandidatët presidencial të cilët janë konfirmuar nga Komisioni Shtetërorë i Zgjedhjeve.