Maqedoni

Pendarovski takohet me ish-ambasadorin Jess Baily

Presidenti i vendit, Stevo Pendarovski në Nju-Jork u ka takuar me ish-ambasadorin e SHBA-së në Shkup, Jess Baily.

“Në New York, u takova me ish-ambasadorin amerikan në vendin tonë, Jess Baily. Biseduam për situatën aktuale në Maqedoninë e Veriut dhe zhvillimet në rajonin më të gjerë”, shkroi Pendarovski në Facebook.

Presidenti Pendarovski, i cili po merr pjesë në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së në New York, falënderoi Baily për mbështetjen e vazhdueshme që Maqedonia merr nga Shtetet e Bashkuara. /SHENJA/