Maqedoni

Pendarovski: Pyetja është a do më përkrahë LSDM, e jo BDI!

Mjaft interesante ishte përgjigja e sotme e presidnetit Pendarovskit në pyetjen: A pritni përkrahje nga BDI në zgjedhjet presodenciale, pas refuzimit të dekretimit të Ligjit?, transmeton Lideri.mk.

“Kjo pyetje përmban një gabim. Ligjin e sollën, e votuan 55 persona. Prej atyre 55, komplet grupi parlamenar LSDM-së votoi “për”. Duhet të më pyesish nëse pres përkrahje edhe prej LSDM-së. Vendimi do të miratohet pas pesë deri dhjetë ditëve”, u përgjigj Pendarovski.

Pendarovski ka thënë se nuk i komenton deklaratat për ndërhyrjen e burrshtetasve tjerë në zgjedhjet e Maqedonisë, por ai ka treguar se çka ka biseduar me Kurtin për zgjedhjet në Maqedoni.
“Nuk dua të komentoj përfaqësuesit e jashtëm, që sipas gjitha gjasave kanë edhe ata ndonjë agjendë të brendshme, e janë duke komentuar një shtetas tjetër për ndërhyrje në zgjedhjet e Maqedonisë. Unë kam biseduar edhe me zotëri Kurtin në Prishtinë, se mbështetja e tij për njerëz të Maqedonisë nuk bën problem. Këtu nuk bëhet fjalë për shtetas të huaj që do marrin pjesë në zgjedhjet tona, pasi kjo nuk lejohet. Të gjithë këto njerëz që përmenden në media si njerëz të tij, janë shtetas të Maqedonisë së Veriut, të cilët kanë të drejtë të marrin pjesë në zgjedhje.
Mbështetje politike, Kurti mund t’i jep kujt të dojë. Këtë, për shumë vite e bëjnë edhe parti tjera evropiane të cilat janë si motër me ndonjë parti të brendshme. Këtu nuk shoh ndonjë problem” tha Pendarovski./Lideri