Pendarovski: Përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit
Presidenti i RMV-së, Stevo Pendarovski sot deklaroi se përfshirja e bullgarëve në Kushtetutë nuk do të kërcënojë sigurinë e vendit.
“E kam thënë shumë herë më parë se përfshirja e bashkësive më të vogla etnike në Kushtetutë, duke përfshirë edhe bullgarët, nuk do të kërcënojë sigurinë e shtetit dhe as nuk do ta lëkundë stabilitetin tonë të brendshëm. Pikërisht për këtë e përkraha procesin për ndryshime kushtetuese dhe e delegova përfaqësuesin tim në trupin punues”, tha Pendarovski.
Në fjalën hapëse të konferencës “Marrëdhëniet ndërmjet komuniteteve: Perceptimet, shpresat dhe frika, sfidat dhe zgjidhjet” organizuar nga CIVIL-Qendra për Liri, Pendarovski theksoi se është i bindur se sa më të ndryshëm të jemi, aq më i gjerë është horizonti i mundësitë.
“E gjithë kjo varet vetëm nga ne dhe nga gatishmëria jonë për të pranuar diversitetin si të mirë të përbashkët”, tha Pendarovski.