May 3, 2024
Maqedoni

Në Maqedoni vazhdon të ulet numri i nxënësve në shkollat fillore dhe të mesme

Në fund të vitit shkollor 2021/2022, numri i nxënësve në shkollat fillore të rregullta është 184.910, që paraqet ulje për 0.6% krahasuar me vitin e kaluar shkollorë, njoftoi Enti shtetërorë i statistikave.

Në shkollat e mesme të rregullta, numri i nxënësve në fund të vitit shkollorë 2021/2022 është 69.378, që paraqet ulje për 2.5%, krahasuar me vitin e kaluar shkollor.