Pendarovski për pagat e funksionarëve: 6 muaj po presim që qeveria të propozojë ligj, s’di pse po vonohet
Presidenti i shtetit Pendarovski tha se ai ka qenë i pari që ka reaguar që kur u rritën rrogat për funksionarët. Ai tha se ka 6 muaj që po pritet ligji për reduktimin e rrogave dhe nuk e di se pse Qeveria po vonohet.
“6 muaj po presim qeveria të propozojë ligj, me të cilin ai nivelizim apo reduktim i koeficienteve të funksionarëve do të bëhet nuk e di pse po pritet. Ai propozim ligj duhet të paraqitet sa më parë të vendoset në ENER, të gjithë të japim vërejtje dhe ta miratojmë sa më shpejtë. Me pas të mos presim reagime siç ishte pas vendimit të gjykatës kushtetuese…. mos harroni edhe pushteti edhe opozita nuk ngritën zërin.”- deklaroi
Stevo Pendarovski – President I Shtetit.