May 19, 2024
Maqedoni

Pendarovski: Këto zgjedhje janë të rëndësishme, gjithçka që premtova kam realizuar

Kandidati për kryetar të LSDM-së dhe Koalicionit, Stevo Pendarovski mbrëmë në tubimin në Prilep prezantoi vizionin e tij për një shoqëri të bashkuar dhe evropiane në pesë vitet e ardhshme.

“Në Prilep ndihem si në shtëpinë time sepse isha i lidhur me zgjedhjet presidenciale 10 vjet më parë, kur më vodhën fitoren, dhe para pesë viteve kur u bëra president dhe në këto zgjedhje presidenciale, ku për mua mblodhën më së shumti nënshkrime, kështu që ata treguan se gëzoj besimin e tyre. Këtë herë mund t’ju shikoj të gjithëve në sy, sepse gjithçka që thashë dhe premtova atëherë e realizova”, iu drejtua Pendarovski.

Ai tha se këto zgjedhje janë shumë të rëndësishme sepse, siç tha ai, në anën e kundërt – është një opozitë që dëshiron të na kthejë mbrapa dhe të rinegociojë edhe Marrëveshjen Kornizë edhe atë të Prespës, në mënyrë që Maqedonia të ngecë sërish dhe të mos hyjë nëBashkimi Evropian.

“Ne së bashku me qytetarët arritëm të hyjmë në NATO, me të cilën Maqedonia mori akt shtetësie. Hyrja në aleancën e NATO-s është po aq e rëndësishme për mua, ashtu siç Maqedonia u bë shtet sovran dhe i pavarur”, tha Pendarovski.