Pendarovski: Jo kërkesa të reja nga Bullgaria
Nuk do të pranohen kërkesa të reja nga Bullgaria, ka deklaruar presidenti Stevo Pendarovski sipas të cilit korniza e negociatave veçse është miratuar vitin e kaluar. Pendarovski tha se ka pasur një takim të shkurtër me presidentin e Bullgarisë, Rumen Radev por nuk kanë biseduar për ndryshime kushtetuese.
Deklaratat e Radevit, sipas Pendarovskit janë thjeshtë “riciklim i historisë së vjetër bullgare”. Ai shtoi se Bullgaria është shteti i fundit që mund të jep leksione në lidhje me atë se çfarë janë kriteret e Kopenhagës pasi ky shtet i cili është anëtar i Këshillit të Evropës, që ka më së paku respekt për vendimet e Gjykatës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.