May 21, 2024
Maqedoni

Pendarovski: E vërteta është arma më e mirë kundër dezinformatave

Arsimi është kyç për qëndrueshmërinë afatgjate të shoqërisë maqedonase, por në sistemin arsimor duhet të përfshihen përmbajtje për edukimin mediatik, ndërsa propozoj që të përfshihet edhe arsimi politik në frymën e vlerave demorkatike. Kështu deklaroi, i pari i shtetit Stevo Pendarovski, në konferencën “Ndërtimi i rezistencës sociale ndaj efekteve të dëmshme të dezinformimit në Republikën e Maqedonisë së Veriut”. Pendarovski më tej tha se shoqëritë demokratike janë të cenushme nga dezinformatat.

Sinkron: Stevo Pendarovski, president

“Konkretisht nëse flasim për korrupsionin, veçanërisht në nivelet e larta, atëherë patjetër duhet të kemi përfundim ligjor në çdo rast individual. Hapi i radhës është transparenca në punët e organeve qeveritare, çdo fshehje e interesave shtetërore është e padrejtë. Të gjitha informacionet, përveç atyre të karaktereve të sigurisë, duhet të kenë qasje opinioni, pasi që e vërteta është arma më e mirë për dezinformatat dhe gënjeshtrat”

I pranishëm në këtë konferencë ishte edhe ambasadori holandez, Dirk Jan Kop, i cili foli për interesat e Holandës dhe Maqedonisë së Veriut i cili ishte i qartë, se që të dyja vendet duan stabilitet dhe prosperitet, pradaj siç nënvizoi ai, Maqedonia e Veriut përveç NATO-s, duhet të jetë edhe anëtar i BE-së. Ambasadori shtoi se nevojitet një rezistencë sociale ndaj informacionit, e kjo kërkon udhëzime dhe legjislacion kombëtar.

Dirk Jan Kop, ambasador i Holandës

“Njerëzit nuk duhet të besojnë gjithçka që lexojnë, nxënësit duhet t’i pyesin mësuesit e tyre, ndërsa qytetarët duhet t’u parashtrojnë pyetje autoriteteve. Ne kemi nevojë për mendimtarë më kritikë, më analitikë dhe më lateral”

Në konferencë morën pjesë edhe ambasadori i Mbretërisë së Holandës në Maqedoninë e Veriut, Bardhyl Jashari, profesor d-r. Aleksadanr Spasov, kryetar i Këshillit Programor të Qendrës Presidenciale për Edukim Politik. Gjatë diskutimi theks u vu edhe tek dezinfromatat elektronike që përhapen dhe tashmë askush nuk është imun ndaj tyre. Lufta kundër dezinformimit kërkon një partneritet mes institucioneve dhe shoqërisë civile, theksuan më tej te pranishmit në konferencë.