May 3, 2024
Maqedoni

Pendarovski dhe Sali apel rinisë për unifikim në mbrojtjen e ajritnga ndotja

Trajtimi i ndotjes së ajrit është luftë e përbashkët e të gjithë faktorëve në shoqëri dhe të rinjtë janë forcë shtytëse në këtë betejë. Këtë e theksoi ministri i Shëndetësisë Bekim Sali, sot në fjalimin përshëndetës në panelin e titulluar “Rinia dhe ndotja e ajrit”, që ishte organizuar nga MladiHub – Zyra e Presidentit të Shtetit, Stevo Pendarovski.

“Mjekët e rinj kanë rol të veçantë në këshillimin e pacientëve për masat që duhet t’i ndërmarrin për mbrojtje, duke qenë se kjo çështje na prekë të gjithëve, por veçanërisht grupet e pambrojtura, si të sëmurët kronikë, personat me sëmundje të zemrës dhe mushkërive, të moshuarit, shtatzënat, gratë dhe fëmijët. Për këtë arsye, ndaj këtij problemi nevojitet një qasje shumë sistematike”, theksoi Sali.

Ai shtoi se Efektet në shëndet reflektohen para së gjithash në sistemin e frymëmarrjes, andaj nga aspekti i sistemit shëndetësor fokusi është në mbrojtjen e sistemit të mushkërive. Për këtë arsye ngjarjet e tilla janë një mundësi e shkëlqyer që të fokusohemi në rëndësinë e parandalimit.