“Patriotizmi” dhe “atdhetarizmi” i disave nuk më duhet aspak
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
Dikur shitej aq shumë fjala e ca “ patriotave” sa që i tërë populli në kampanjat zgjedhore ngriteshin në këmbë dhe sa mundeshin i duartrokisnin dhe i pagëzonin edhe me emra heronjsh dhe personalitete historike këta çfarë “ patriotash”.
Ashtu na ishte dikur, por tani më nuk është një gjë e tillë, sepse “patriotizmi” dhe “atdhetarizmi” i tyre zgjaste vetëm sa për të i marrë votat dhe sa për të zënë disa poste nëpër ministri të qeverisë, disa poste drejtorash dhe…, në disa institucione dhe më për katër vite asgjë nuk iu interesonte pos të i mbushin xhepat e tyre.
Disave besa edhe ju zgjati edhe koxha gjatë duke ndrruar parti dhe funksione, por asnjëherë asnjëri nuk tha mjaft më ishte për mua, por në vend timin le të zgjidhet një tjetër. Ky avaz akoma vazhdon si të pangopurin e e ngop vetëm dheu i varrit pasi të vdesë.
Një numër i madh i popullatës ka disa vite që më nuk e blejnë
aspak” patriotizmi“ dhe “atdhetrizmin” e mashtruesve të cilët kurr nuk kishin menduar as për komb, popull, atdhe e fe, por në emër të patriotizmit dhe atdhetarizmit fituam poste dhe mbushën xhepat e populli gjithnjë mbetej me gishta në gojë.
Pas një kohe të gjatë edhe një numër i madh i popullatës kuptuan demagogjinë e tyre dhe më nuk iu shkuan prapa dhe nuk blejtën më as patriotizëm e as atdhetarizë të këtyre ca “ patriotave” dhe “ atdhetarëve”.
Po një gjë e tillë akoma nuk po ndalet, sepse akoma kanë mbetur prej atyre që po e blejnë këtë patriotizëm dhe atdhetarizëm të tyre, kështu që po shitet tek disa akoma, por si duket tani jo si dikur më herët edhe këta që po e blejnë po e bëjnë për interese të tyre personale, familjare dhe për të u punësuar diku apo për të e zënë ndonjë kolltuk në ndonjë zyrë.
Tregu për shitblerje është i lirë dhe kush dëshiron dhe kush ka interes le të e blejnë, ndërsa unë pa asgjë ka kohë që nuk blej patriotizëm të tillë dhe nuk mund askush të më shesë, sepse e di tani edhe kush e shet edhe kush e blenë. E di edhe këtë kush janë ata ato që e blejnë edhe ata që e shesin, sepse këtë “ patriotizëm” dhe “ atdhetrizëm” të ca“ patriota” ose “ atdhetarë” nuk më duhet aspak.