May 17, 2024
Kolumna

Patriotat dhe intelektualët e vërtetë

SHKRUAN: NEHAT JAHIU

Patariotat dhe intelektualët e vërtetet që kanë bagazh të pastër tani e kanë kohën që mos të heshtin, por duhet ta thonë fjalën e tyre pa frikë. Në të gjitha trojet tona me vite të tëra që nga pluralizmi demokratik manipulohet me popullin. Një gjë të tillë e bëjnë individët, grupet klanet që hajninën e tyre e shohin vetëm nëpërmjet mashtrimeve edhe ate më tepër duke treguar fjalë të mëdhaja patriotike. Pas një kohe siç thotë populli kur kapen “ Me presh në dorë” mundohen të bëjnë intriga të ndryshme se si të i arsyetojnë vjedhjet e tyre që i kanë bërë gjatë të qenurit në poste të pushtetit. Këta hajna për një kohë të shkurtër bëjnë pasuri të madhe duke vjedhur tendera e duke vafëruar vendin dhe popullin e tyre. Për një kohë bëhen milioniera, ndërsa populli që i voton mezi e siguron një kafshatë buke. Manipuluesit edhe nëse kapen me vjedhjen e tyre dhe duke bërë gjithë atë pasuri duke e varfëruar shtetitn dhe popullin një ditë kapen dhe burgosen.

Ngritet pluhur disa ditë ose disa muaj dhe po këta hajdutë lirohen pa u denuar. Disa të tjerë që gjenden në poste të larta dhe kanë vjedhur sa kanë mundur kur të kapen largohen nga partia, largohen nga ajo parti dhe futen në një parti tjetër ose formojnë parti politike tjetër, sepse nuk mund pushojnë, sepse posti në pushtet iu ka hyrë në gjak dhe ata/ ato e dinë shumë mirë ku ka përfitime, tendera etj,Sipas giithë kësaj mua më duket se fajtorë janë atdhetarët dhe vërtetë që kanë shpirt të pastër. Pra këta duhet të mos intelektualët heshtin, të e ngrisin zërin ndaj këtyre maskarenjve, të kërkohet të denohen me burgje dhe mos të lëshohen nga burgu dhe bile edhe të dalin të pafajshëm.Një proverbë popullore thotë” Livadhin pa zot shtëpie e kullosin edhe pelat qorre”, kështu po ndodhë edhe tek populli shqiptarë.

Një gjë e këtillë mund të ndalet vetëm me atdhetarë dhe intelektualë të vërtetetë.Pra, atdhetarët dhe intelektualët e vërtetë së bashku me popullin mund të i ndalin këta maskarenj që e vafruan dhe po e largojnë rinininë nga atdheu i tyre. Nëse ne heshtim, atëherë edhe më shumë do ua hapim rrugën dhe mundsinë atyre hajnave që të qëndrojnë në pushtet për të vjedhur për vete dhe familjet e tyre.Sa është absurde me ne që hajnave ua japim mundsinë përsëri të marrin poste të larta, disa që e shohin se iu ndalet uji për në mulli ndrrojnë partitë, ndërsa disa formojnë parti të reja. E ku mbetete populli. Populli me fajin e vetë mbetet i varfër, të rinjtë na largohen nga atdheu për të siguruar një jetë më të mirë jashta atdheut. Heshtja e përbashkët e tërë popullit pa dallim partie duhet ta thyej akullin dhe të ngriten të gjithë së bashku dhe të i dëbojnë nga pushhteti, por edhe të i fusin në burgje të përhershme.

Nëse ne heshtim aq edhe më shumë do të vuajmë, ndërsa hajnat që i mbështesim dhe i votojmë do vazhdojnë të vjedhin edhe më shumë dhe të pasurohen edhe më tepër me djersën dhe gjakun e këtij populli.