Paska ikur në amshim mësuesja Valbona Mustafa
Shkruan: Nehat Jahiu
Asnjëherë dhe as sot nuk e besova se do e mirrja një lajm të hidhur se paska ndrruar jetë mësuesja Valbona Mustafa. Kur don Zoti duhet të pajtohemi, sepse ai e paska dashur më shumë se ne dhe sot na e mori.
E ndau prej nesh që e njohëm dhe e deshëm aq shumë. Ai e deshi dhe e mori dhe ne pranojmë ate që vendos Zoti.Mua tani nuk më mbetet asgjë tjetër pos të ngushlloj veten në këto çaste dhembje shpirtërore.
Ngushlloj bashkshortin e saj Lulin, familjen, shoqet dhe shokët e saj të shkollës tetëvjeçare, të mesmes dhe të lartës. Ngushlloj mësuesit e saj të të gjitha cikleve që e kanë pasur nxënëse të tetëvjeçarës, shkollës së mesme dhe studente tani të ndjerën mësuesen Valbona Mustafa.
Ngushlloj të gjithë të punësuerit e shkollës nëntëvjeçare “ Faik Konica” të fshatit Sllupçan të komunës së Likovës me të cilët ( cilat) punoi me ata (ato) në profesionin e shenjtë të mësuesisë.Ngushlloj nxënësit e të gjitha gjeneratave që kishin rastin të e kenë mësuese të dashurën mësuesen Valbona. Ngushlloj të afërmit e saj familjarë.
Oh, sa dhembje për nxënësit të cilët sa me gëzim e prisnin muajin shtator kur në hyrje të shkollës do i priste mësuesja e tyre. Do ju mungojë buzëqeshjen e saj, përqafimi dhe i përkëdhelja e saj. Ajo ishte mësuesja Valbona e cila ua mësonte për herë të parë shkronjat e alfabetit të gjuhës shqipe.
Eh, sa me mall e dashuri unë do e përkojtoj ish nxënësen time të tetëvjeçares, kolegen time me të cilën kisha rast të punoja shumë vite.Kujtime për te nuk mund të i harrojë asnjëherë për te, por të gjitha do i marr me vete një ditë kur edhe unë do të iki në varrin tim. Kam për të shkruar shumë e më shumë për mbresat që kam në shpirtin tim pët tani të ndjerëm Mësuesen Valbona Mostafa, por këtë do e lë për një kohë tjetër.
Një pjesë të kujtimeve të mia e kam shkruar në shumë libra të miat si personazh për kohën kur ishte nxënëse e imja në tetëvjeçare. Tani mbeten edhe shumë kujtime tjera, por do i shkruaj një kohë tjetër.Në fund të këtij shkrimi të shkurtër do të thoja:
Eh, Valbona na ike duke na lënë me lotë në sy dhe me dhembje shpirtërore! Unë nuk mun të harroj asnjëherë ty, por do të përkujtoj me mall e dashuri, oj nxënësja ime që sot më pikëllove aq shumë. Në fund i lutem Zotit që të shpërblej me parajsë.
Orizare, 15, gusht 2021