Pasiviteti fizik te fëmijët është një nga përcaktuesit kyç të obezitetit
multifunksionale ndaj obezitetit, që nga prioriteti i faktorëve mjedisor që ndikojnë në obezitet, deri te forcimi i kujdesit shëndetësor për parandalimin dhe kontrollin e obezitetit si sëmundje kronike, theksojnë nga ISHP-ja.
Në deklaratën e shkruar të prof. dr Igor Spiroski, hulumtues i COSI në Maqedoninë e Veriut, thuhet se luftën kundër obezitetit nuk do ta fitojmë vetëm përmes zgjidhjeve në sektorin e shëndetësisë.
Sipas drejtorit të përgjithshëm të OBSH-së, Tedros Adanom Gebrejesus për kthimin drejt përmbushjeve të objektivave globale të parandalimit të obezitetit do t’u kërkojnë qeverive dhe komuniteteve të punojnë me mbështetje nga politika të bazuara në prova nga OBSH-ja dhe institucionet kombëtare të shërbimit publik.
“Më e rëndësishmja është se do të kërkohet bashkëpunim me sektorin privat e cila duhet patjetër të jetë përgjegjës për ndikimin e produkteve të saj në shëndet”, theksohet në deklaratën me shkrim.