Kolumna

Pasi kaloi 8 marsi. Përse kërkuat lule e nuk Protestuat?

Shkruan: Sead Ramadani
Pasi kaloi 8 marsi.
Përse kërkuat lule e nuk bëtë protestë, sic e bënë ata të parat. Ata e rrënuan “Carin” e Rusisë përmes protestës së tyre prandaj dhe u bë kjo ditë për të u përkujtuar.
Përmes asaj proteste me uri të grave u fitua edhe e drejta e parë për votim të grave në ditën e votimeve.
Gratë, ja keni nji fije borxh Rusisë sepse kjo ditë fillon në Rusië dhe aty u janë dhënë të drejtat grave për herë të parë nga shteti.
Kjo kërkesë filloi edhe ma herët, nga e majta (socialiste).
Gratë kishin të drejtë plotësisht të kërkonin të drejtat e tyre. Kjo luftë u zhvillua edhe në Amerikë atë kohë nga socialistët Amerikan, edhe në shum shtete Europjane po si triumf u bë në Rusië.
Kjo për faktin se gratë sipas kanunit të këtyre vendeve nuk trajtoheshin drejt aspak në familje, shoqëri e legjislaturë.
kët vlerë për të drejtat e grave, Kombet e bashkuara e pranuan rreth 60 vjet pas ngjarjes në Rusi.
Përkujtimi nuk paraqet problem. Nuk nënkupton se rrespekti ndaj grave duhet të jet vetëm për një ditë.
Mos e ndaj vetëm nënën, gruan, motrën, vajzën. Por bëhet fjal për gratë në përgjithësi.
Mos i trajto si shërbëtore në shpië as si pengesë në shoqërië.
Jeto me ta, Kultivoje jetën me ta, madhëroje Zotin me ta.
Kemi shumë gjëra të cilat i përkujtojmë një ditë, por në mendje i kemi cdo ditë.