May 3, 2024
Rajon - Botë

Pas zjarreve masive, Greqia pritet të përballet me reshje të dendura shiu dhe stuhi

Pas zjarreve të mëdha disajavore në rajonin verilindor Evros, të konsideruara si më të mëdhenjtë në Evropë në dy dekadat e fundit, Greqia pritet të përballet me shi të dendur dhe stuhi, tha sot Observatori Kombëtar i Athinës, transmeton Anadolu.

Fronti i motit të ftohtë, i cili do të sjellë shira dhe erëra të forta, si dhe stuhi të shpeshta, do të përfshijë pjesën më të madhe të vendit nga e hëna deri të mërkurën, tha observatori, duke shtuar se temperaturat e ajrit parashikohet të bien deri në 10 gradë Celsius.

Ndërkohë, Sekretariati i Përgjithshëm i Mbrojtjes Civile këshilloi qytetarët që të tregohen të kujdesshëm dhe të marrin masat e nevojshme për t’u mbrojtur nga rreziqet që sjellin dukuritë e rënda të motit.