May 6, 2024
Maqedoni

Pas shkarkimit të Cekës, ja kush u emërua drejtor i NPK Tetovë

Policia Financiare po kryen hetim në dy ndërmarrje publike të themeluara nga Komuna e Tetovës, këtë e konfirmoi për Portalb drejtori i Policisë Financiare të RMV-së, Arafat Muharemi. Aktualisht për keqpërdorime të mundshme hetohet Ndërmarrja Publike Komunale “Tetova” (NPK) dhe Ndërmarrja Publike “Parkingjet e Qytetit” në Tetovë. Jozyrtarisht mësojmë se Xhelal Ceka është shkarkuar nga pozita e drejtorit të NPK-së, ndërkaq te “Parkingjet e Qytetit” vazhdon të jetë drejtori i njëjtë, shkruan Portalb.mk.

Drejtori i Policisë Financiare nuk deshi të jap më shumë informacione, meqenëse hetimi për dy ndërmarrjet publike vazhdon, megjithatë, ai konfirmoi se Policia Financiare aktualisht është në dy ndërmarrjet e lartpërmendura.

“Mundem të konfirmoj informacionin se për momentin jemi në hetime në ndërmarrjet e përmendura më lartë” tha për Portalb.mk, Arafat Muharemi.

Portalb.mk mëson jozyrtarisht se është shkarkuar ish drejtori i Ndërmarrjes Publike Komunale, Xhelal Ceka, dhe se në vendin e tij tash me këtë ndërmarrje do të udhëheqë Tushi Dervishi ( foto djathtas ).