May 18, 2024
KosovëRajon - Botë

Pas ofanzivës së suksesshme të Albinit, fillon ofanziva e Zelenskit kundër Putinit

Aksioni i policisë kosovare në Veri të vendit konsiderohet si një “ofanzivë e suksesshme” kundër grupeve kriminele serbe në këtë pjesë. Edhe pse mund të mbahen zgjedhje të reja, megjithatë flamuri kosovar nuk do hiqet nga ndertesat komunale, pa marë parasysh se kush fiton në zgjedhje. Sigurisht që edhe ndikimi i grupeve kriminele në rezultatin zgjedhor do të jetë minimal, sepse ata nuk do të kenë mundësi të bëjnë presion dhe ti terrorizojnë banorët serbë në këtë pjesë të shtetit të Kosovës, transmeton Lideri.mk.

E deri sa ka përfunduar aksioni i policisë kosovare në Veri, që nga shumë media dhe analistë po njihet si “Ofanziva e Albinit”, së shpejti pritet të fillojë ofanziva e Zelenskit kundër Putinit.

Ukraina është gati të nisë një kundërofensivë të shumëpritur për të rimarrë territorin nën pushtimin rus, tha presidenti Volodymyr Zelensky në një intervistë të publikuar dje.

“Ne besojmë fuqishëm se do të kemi sukses”, tha Zelensky për Wall Street Journal.

“Nuk e di sa kohë do të zgjasë. Për të qenë i sinqertë, mund të shkojë në mënyra të ndryshme, krejtësisht ndryshe. Por ne do ta bëjmë dhe jemi gati”, shtoi presidenti ukrainas, transmeton Telegrafi.

Kievi shpreson se kundërofensiva për të rifituar territorin, do të ndryshojë dinamikën e luftës që është ndezur që kur Rusia pushtoi fqinjin e saj 15 muaj më parë.

Zelensky tha muajin e kaluar se Ukraina duhet të presë që të mbërrijnë më shumë automjete të blinduara perëndimore përpara se të nisë një kundërofensivë.

Ai ka bërë përpjekje diplomatike për të mbajtur mbështetjen perëndimore, duke kërkuar më shumë ndihmë ushtarake dhe armë, të cilat janë thelbësore për Ukrainën për të pasur sukses në planet e saj. Rusia mban pjesë të territorit ukrainas në lindje, jug dhe juglindje.

Një periudhë e gjatë moti i thatë në disa pjesë të Ukrainës ka nxitur pritshmëritë se një kundërofensivë mund të jetë e pashmangshme. Gjatë javëve të fundit, Ukraina ka shtuar sulmet në depot ruse të municionit dhe rrugët logjistike.

Të shtunën, ushtria ukrainase njoftoi në një raport të përditshëm se Marynka në rajonin Donetsk në lindje ishte fokusi i luftimeve.