Pas mesnate rritet dukshëm çmimi i naftës dhe benzinës në Maqedoni!
Çmimi i benzinës BS-95 do të rritet për 1 denarë, respektivisht pas mesnate një litër i këtij lloji të benzinës do të kushtojë 85,5 denarë, shkruan TV21. Benzina BS-98+ ghithashtu do të rritet për 1 denarë dhe litri do të kushtojë 87,5 denarë. Çmimi i Naftës do të rritet për 2 denarë ndërsa një litër naftë do të kushtojë 76,5 denarë. Edhe çmimi i vajit ekstra të lehtë rritet për 2 denarë, gjegjësisht një litër do të kushtojë 75,5 denarë.