May 21, 2024
Kosovë

Pas kidnapimit të tre zyrtarëve, policia thërret konferencë të jashtëzakonshme

Policia e Kosovës ka thirrur konferencë të jashtëzakonshme pas kidnapimit të tre policëve.

Sipas njoftimit, konferenca e jashtëzakonshme do të mbahet nga ora 17:00 në stacionin policor “Qendra” në Prishtinë.

Tre zyrtarët policorë dyshohet se janë kidnapuar në thellësi të territorit të Kosovës, në zonën kufitare në veri të vendit.