Pas daljes në skenë të “Grupit të Zjarrit”, pritet të dalë edhe “Grupi i Podrumit”
SHKRUAN: NEHAT JAHIU
PAS DALJES NË SKENË “ GRUPIT I ZJARRIT”, PRITET TË DAL NË SKENË EDHE “GRUPI I MALIT”
Hahaha sa qesha kur mbrëmë lexova në një portal se pas” Grupit të Zjarrit” ka dalur edhe një grup tjetër në komunën e Likovës i quajtur “Grupi i Malit”. “Në grupin e Zjarrit” gjenden disa ish udhëheqës dhe funsionarë të BDI-së.
Tani më shumica prej tyre janë të njohur në “Grupin e Zjarrit” , sepse janë bërë publik edhe me emra e mbiemrat e tyre. Njëherit tek emrat e tyre kanë hedhur edhe nënshkrimet e tyre, por edhe kërkesat e tyre i kanë bërë publike.
Krahas “Grupit të Zjarrit” po flitet se ka dalur edhe një grup tjetër në komunën e Likovës i cili quhet “Grupi Malit”. Në këtë grup nuk kuptova me emra dhe mbiemra se kush janë dhe cilat janë kërkesat e tyre .Në këtë portal i shkruhej vetëm njërit emri dhe mbiemri që edhe ky ka bartur shumë funksione të larta partiake dhe pushtetare që nga themelimi i BDI-së e deri në ditët e sotme.
Kur lexova për të ashtuquajturin “Grupi i Malit” u qesha edhe më shumë. Hahaha”! Unë nuk dua të i përzihem askujt në punët dhe veprimet e tyre, por një gjë më habiti së tepërmi se ku e gjetën emrin ” Gripi i malit për të e pagëzuar këtë grup. Mua nuk më fleti në shpirt ky emër, sepse ky emër është i shpikur. Emri më i përshtatshëm i këtij grupi do të ishte “Grupi i Podrumit”.