Maqedoni

Pas 30 viteve pritje mer shtetësinë e Maqedonisë, qytetari falënderon Afrim Gashin

Hevzi Hoxha falënderon Afrim Gashin dhe Alternativën për shtetësinë
Hevzi Hoxha i lindur dhe rritur në Maqedoninë e Veriut, ka pritur mbi 30 vite që nga pavarësimi i Maqedonisë, por gjatë pushteteve të kaluara nuk ka mundur që të pajiset me shtetësi.

Ai dhe familja e tij janë diskriminuar në mënyra të ndryshme dhe si rezultat i këtij diskriminimi ata nuk kanë mundur ta realizojnë asnjë të drejtë njerëzore.

“Fal kontributit të Afrim Gashit dhe partisë Alternativa, Hevziu dhe shumë familje shqiptare u pajisën me shtetësi. Falënderoj publikisht Afrim Gashin dhe partinë Alternativa” – ka thën Hoxha për mediat.