Partitë i kompletojnë listat për deputetë, LSDM në kongres do t’i publikojë bartësit
Partitë po plotësojnë listat e deputetëve për zgjedhjet e 8 majit. LSDM gjatë ditës së sotme pritet të zyrtarizojë në kongres 120 kandidatët në 6 njësitë zgjedhore.
Sipas informacioneve bartësi i listë në Njësinë e Parë zgjedhore është Dimitar Kovaçevski, i ndjekur nga Monika Zajkova nga PLD, në zonën e dytë Oliver Spasovski është i pari dhe pas tij Fatmir Bytiqi, në njësinë e tretë Sanja Lukarevska dhe Ljupço Nikolovski, në njësinë e katërt zgjedhore Venko Filipçe dhe Jovana Trençevska, në njësinë e pestë Jovan Mitreski dhe Bisera Kostadinovska ndërsa në Njësinë e Gjashtë listën e kryeson Slavjanka Petroska e ndjekur nga Agron Demiri.
VMRO të dielën promovon programin zgjedhor
VMRO-DPMNE, nga ana tjetër, të dielën do ta promovojë programin zgjedhor. Partia tashmë ka plotësuar emrat e bartësve të listave. Në njësinë e pestë zgjedhore bartës do të jetë sekretari i përgjithshëm Gjorgjija Sajkoski. Mickoski do të garojë me Kovaçevskin në njësinë e parë zgjedhore. Në njësinë e dytë zgedhore do të garojë Vlado Misajlovski, në të tretën Dragan Kovacki, në zonën e pestë dhe të gjashtë do të kryesojnë listat Aleksandar Nikoloski dhe Dafina Stojanoska.
BDI pritet të zyrtarizojë koalicionin me PDSH-në
Në bllokun politik shqiptar, më 19 mars lideri i BDI-së, Ali Ahmeti, zyrtarizoi koalicionin e Frontit Evropian me Kryetarin e Lëvizjes Populli Skender Rexhepi – Zejd dhe potencoi se po bisedohet prej kohësh edhe me parti të tjera, që t’i bashkëngjiten këtij fronti.
Ndërkohë PDSH dhe BDI pritet që të hënën të nënshkruajnë marrëveshje koalicionimi për zgjedhje. Edhe Kandidati për President i koalicionit VLEN Arben Taravari, ka zbuluar emrat e bartësve të listave të deputetëve të cilët do të dalin nga ky koalicion.
Në njësinë e 1 do të jetë Izet Mexhiti, në të dytën Afrim Gashi, ndërsa Bilal Kasami do të kryesojë listën në njësinë 6. Ajo që vihet re nga lista e Taravarit është fakti se në njësinë 5 nuk ka ende një kandidat dhe kjo vjen si rrjedhojë se në këtë zonë kandidon vetë kreu i Aleancës për Shqiptarët, Ziadin Sela.
Fushata për zgjedhjet parlamentare do të fillojë më 18 prill dhe do të zgjasë deri më 6 maj. Raundi i parë i zgjedhjeve presidenciale do të mbahet më 24 prill, ndërsa raundi i dytë më 8 maj, së bashku me zgjedhjet parlamentare. Fushata për zgjedhjet presidenciale do të fillojë më 4 prill dhe zgjat deri më 22 prill, kur edhe fillon heshtja që zgjat deri më 24 prill.