May 21, 2024
Rajon - Botë

Partia e Erdoganit fitoi 100 deputetë më shumë në Kuvend se partia e Kilicdaroglut

AK parti e presidentit Rexhep Taip Erdogan ka fituar shumicën në parlament. Partia e Drejtësisë dhe Zhvillimit ka fituar 267 vende në parliament, ndërsa Partia Republikane Popullore fitoi 169 vende.

Ndërkohë presidenti aktual turk ka fitur 49.50% të votave ndërsa kundërshtari i tij ka fituar 44.89% të votave, duke çuar në balotazh. Kandidati i pavaruar Sinan Ogan ka fituar 5,17 për qind. Raundi i dytë i zgjedhjeve do të mbahet pas dy javësh, përkatësisht me 28 maj.

Qytetarët e Turqisë votuan në zgjedhjet e rregullta presidenciale dhe parlamentare të dielën, duke zgjedhur midis tre kandidatëve presidencialë dhe 24 partive politike dhe 151 kandidatëve të pavarur për përbërjen e re të Asamblesë së Madhe Kombëtare, e cila ka gjithsej 600 vende. Dalja në votime ishte shumë e lartë, 86.99 %.

Është hera e parë në 20 vjet, që kur Erdogan ka qenë në pushtet në Turqi, që kreu i shtetit do të detyrohet në një raund të dytë, të planifikuar për 28 maj, kundër kundërshtarit të tij socialdemokrat, Kemal Kiliçdaroglu. Ky i fundit drejtoi një koalicion të paprecedentë të gjashtë partive opozitare.

Mbi 64 milionë persona, përfshirë edhe 3.2 milionë pjesëtarë të diasporës turke, kishin të drejtë vote në zgjedhjet e 14 majit..

Kryetarja e Komisionit Europian, Ursula von der Leyen dhe kryetari i Këshillit Europian, Charles Michel kanë folur për pjesëmarrjen e madhe të qytetarëve turq në zgjedhjet e djeshme, duke iu përgjigjur një pyetjeje gjatë një konference të përbashkët për shtyp në Bruksel. “Turqia është një partner i rëndësishëm për ne. Mendoj se pjesëmarrja masive është vërtet një lajm pozitiv. Është një lajm i mirë sepse është një mesazh i qartë se qytetarët turq janë të përkushtuar të ushtrojnë të drejtën e tyre demokratike për të shkuar e për të votuar dhe se ata e vlerësojnë institucionin demokratik. Kjo është një fitore e madhe që u zhvillua dje”, tha Ursula von der Leyen dhe shtoi se “zgjedhjet janë ende të hapura. Duhet të shohim raundin e dytë”. Nga ana e tij, edhe Charles Michel vlerësoi qytetarët turq dhe shtoi se BE-ja po monitoron nga afër se çfarë do të ndodhë në raundin e dytë.