July 8, 2024
Maqedoni

Parashikimi i motit për nesër, 26 mars 2024

Për ditën e martë vendi ynë pritet të ndikohet nga kushte atmosfetrike të paqëndrueshme. Për shkak të masave ajrore të lagështa me origjinë jugore. Moti parashikohet i vranët me intervale të herëpasherëshme kthjellimi.

Vranësirat pritet të pasohen me reshje shiu me intensitet të ulët që në orët e para të ditës në pjesën më të madhe të territorit. Nga orët e pasdites reshjet priten të jenë me intensitet deri në mesatar ndërsa në jug priten reshje shiu me intensitet mesatar e lokalisht të lartë shoqëruar me shkarkesa elektrike e lokalisht breshër.

Temperaturat parashikohen:
në zonat malore 4 deri 17°C
në zonat e ulëta 11 deri 22°C
në zonat bregdetare 8 deri 18°C