May 15, 2024
Moti në vendin tonë, do të jetë me alternime kthjellimesh dhe vranësirash të shpeshta do të mbizotërojnë në të gjithë territorin e vendit, ku herë pas-here vranësirat zhvillohen duke gjeneruar shira të përkohshëm.  Do të fryjë dhe erë mesatare, vende vende e përforcuar nga drejtimi perëndimorë.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 4 deri në 10°C, ajo maksimale do të arrij prej 17 deri në 26°C.
Në Shkup moti paradite do të jetë me vranësira të ndryshueshme, pasdite me diell dhe vranësira të vogla. Do të fryjë dhe erë mesatare, kohë pas kohe e përforcuar nga drejtimi perëndimorë. Temperatura minimale do të ulet në 9°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij në 25°C.