Parashikimi i motit
Për javën që presim përpara mbi vendin tonë parashikohet mot kryesisht i qëndrueshëm. Kjo situatë vjen si pasojë e aktivitetit më të theksuar të dy anticikloneve, ai i Azoreve dhe ai Afrikan të cilët janë ngritur më lartë në gjerësitë gjeografike.
Në këtë mënyrë ky aktivitet i tyre pritet të sjellë mot të qëndrueshëm dhe temperatura në rritje edhe pse nuk do të mungojnë depërtimet e qendrave ciklonare me masa ajrore të ftohta.
Për ditët e Hënë moti do të jetë me diell dhe vranësira mesatare locale. Do të fryjë dhe erë mesatare nga drejtimi veriperëndimorë. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten dhe vende vende do të ketë kushte për reshje të dobëta lokale.
Temperatura minimale do të jetë në interval prej 0 deri në 7°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij prej 14 deri në 21°C.
Në Shkup moti do të jetë me diell dhe me vranësira të vogla, do të fryjë dhe erë e dobët nga drejtimi veriperëndimorë. Kah fundi i ditës vranësirat do të rriten. Temperatura minimale do të ulet në 4°C, ndërsa ajo maksimale do të arrij ne 19°C.
Moti për ditën e Martë parashikohet nga orët e para të 24-orëshit deri në orët e mesditës i vranët dhe reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri dhe mesatar në formën e shtrëngatave në pjesën më të madhe të vendit. Pas orëve të mesditës mot me kthjellime e alternime vranësirash.